Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët me kandidatët e LVV në Shqipëri.
Teksa Shqipërinë e ndajnë vetëm 3 ditë nga dita e zgjedhjeve, partitë politike po përmbyllin fushatat e tyre dhe po bëjnë takimet e fundit.
Kandidatët e pavarur Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani zhvilluan një aktivitet të enjten ku pjesë e tij ishte dhe Kurti.
Ai iu bashkua aktivitetit online dhe shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatëve.
Kurti i shpreh se ata i bashkon ideja kombëtare. Kreu i LVV në Kosovë e cilësoi fushatën e LVV të tre kandidatëve si fushatë model.
Sipas tij ata të tre nuk kanë përdorur sharje ndaj kundërshtarëve por kanë folur mbi programet e tyre dhe me kritike e jo me sulme.
Ai tha se partitë e vjetra kanë përdorur vetëm sulme. Por brenda partive ka njerëz të ndershëm tha Kurti, të cilët i ftojmë të bëhen pjesë e LVV. Kurti tha se LVV në Shqipëri do të rritet.