Albin Kurti në mbështetje të Teatrit Kombëtar: Ata që sot përfitojnë, nesër humbin

Nga Exit News
Albin Kurti në mbështetje të Teatrit Kombëtar: Ata që sot përfitojnë, nesër humbin

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”, deklaroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai dha mbështetjen për të gjithë artistët e Teatrit Kombëtar, të cilët dolën në mbrojtje të tij.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan:

“I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.”

Në Kosovë disa teatro anulluan shfaqjet e tyre, ndërsa është planifikuar një protestë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në orën 17:00.

 

1 koment

  1. Vasel Zefaj 17 Maj, 2020 në 5:46 pm

    Ju mendoni se vertet ata persona dhe turma e verbert qe i ndjeke pase kane problemin e teatrit. Mos u bani hipokrit se edhe me injorantet nuk i hane keto lakra. Njerezit e thjeshte kane njemije arsye te tjera qe lidhen me te drejtat dhe varferin per te protestuar dhe ato nuk kane luksin te merren me teatrin. Dhe te jeni te bindur se kjo sjedhje, pa nje justifikim substancial dhe bindes, vecse ja rrite kredon dhe reputacionin kesaj maxhurance dhe ketij kryeministri.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme