Albin Kurti: Nuk do ta heqim taksën mbi produktet serbe pa reprocitet politik e ekonomik

Nga Redaksia
Albin Kurti: Nuk do ta heqim taksën mbi produktet serbe pa reprocitet politik e ekonomik

Qeveria e Albin Kurtit nuk do ta heqë taksën 100 për qind mbi produktet serbe.

Në një intervistë për RTV Ora, Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti deklaroi i bindur se taksa ndaj mallrave serbë do të hiqet vetëm kur mes Kosovës e Serbisë të ketë reciprocitet të plotë politike, ekonomik e tregtar.

Zoti Kurti deklaroi:

“Qeveria jonë nuk do heqë tarifën 100 për qind pa e vendosur reciprocitetin e plotë.

LVV do ta heqë tarifën 100 për qind ndaj Serbisë duke zëvendësuar me parimin e reciprocitet të plotë politike, ekonomik e tregtar. Ne e zëvendësojmë tarifën me reciprocitetin.”

Kandidati për kryeministër sqaroi se Serbia duhet t’i ofrojë qytetarëve kosovarë të njëjtat lehtësira që merr dhe kërkon të marrë nga Kosova:

“Presim që në Serbi të pranohet patenta e shoferit të Kosovës, në Serbi të pranohet certifikata e prodhimit të mallit në Kosovë, në Serbi të pranohen targat e automjeteve me Republikën e Kosovës, sepse me të Republikës së Serbisë mund të hyjnë etj.”

Albin Kurti si fituesi i zgjedhjeve ende nuk është mandatuar si kryeministër i vendit nga Presidenti Hashim Thaci.  Ai deri tani i ka refuzuar tri ftesa të Presidentit Thaçi.

Ftesa e fundit e Thaçit për Kurtin u bë më 30 dhjetor, por Kurti në përgjigjen zyrtare i tha presidentit se ata “mund të takohen me datën 06 janar të vitit të ardhshëm”.

Ndërkohë parlamenti i ri i Kosovës zhvilloi seancën e tij të parë më 26 dhjetor, ku u zgjodh dhe Glauk Konjufca I LVV-së krytar i Kuvendit të ri.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme