Albin Kurti nuk do të takohet me Vuçiç në Bruksel

Nga Die Morina van Uijtregt
Albin Kurti nuk do të takohet me Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ai nuk do të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, pasi 11 maji u përmend si një datë e mundshme për një takim të tillë në Bruksel.

“Nuk mund të marr pjesë në një takim, të cilin nuk e kam konfirmuar më parë pjesëmarrjen time,” u tha Kurti gazetarëve të mërkurën, ndërsa filloi vizitën dy-ditore në Bruksel.

Sidoqoftë, ai konfirmoi se do të takojë udhëheqësit ballkanikë të organizuar nga Josep Borrell, diplomati i lartë i BE-së.

“Ajo që mund të konfirmoj është se do të vij në Bruksel për një drekë pune ose darkë të organizuar nga Komisioneri Borrell në mes të majit, pjesë e së cilës janë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor,” tha Kurti.

Borrell kishte përmendur 11 majin si një datë të mundshme për një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel, gjatë takimit me presidentin serb.

“Ne po bëjmë çmos që dialogu të vazhdojë. Ne do të kemi një takim dhe një diskutim me Kryeministrin e ri të Kosovës [Albin Kurti], i cili natyrisht nuk është saktësisht i ri, sepse ai ishte tashmë Kryeministër kur ne e filluam. Shpresoj se do të kemi një sesion të ri të këtij Dialogu në datën e planifikuar – më 11 maj”, u shpreh Borrell për mediat pas takimit të tij me Vuçiç në Bruksel, të hënën.

Sot, Kurti theksoi se vizita e tij në Bruksel synon forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me BE.

“Na duhen edhe më shumë marrëdhënie të tilla të forcuara midis Prishtinës dhe kryeqyteteve evropiane dhe takime të tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut, i cili unë them me ndjeshmëri, duhet të përgatitemi mirë me parime pasi nuk kemi dështimet”, tha Kurti.

Kryeministri do të takojë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian të enjten, ku një nga temat për t’u diskutuar është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa raportohet se ai do të ketë një darkë me të dërguarin e BE-së mbi dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak, të mërkurën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>