Ish-kryeministri i Kosovës dhe drejtuesi i ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, të mërkurën.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, shkroi Kurti.