
Kalimi i deputetes së PDK, Adelina Grainica, në Lëvizjën Vetëvendosje është rikonfirmuar nga kryeministri Albin Kurti, njëkohëisisht kreu i LVV.
Përmes një statusi në rrjetin Twitter, Kurti ka prezantuar Grainica-n, duke shkruar se ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë.
“Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm,” shkruan Kurti.
PDK ka reaguar mbi kalimin e deputetes në LVV duke e shkarkuar nga çdo funksion dhe duke e akuzuar për pazare me Albin Kurtin.
Qysh më herët Exit raportoi se Adelina Grainca, deputete e PDK-se kishte merr pjesë të dielën në votim në dy raundet e fundit për zgjedhjen e Presidentit, kur ende nuk dihej nëse kjo nënkuptonte një shkëputje nga PDK.