Albin Kurti propozon kabinetin e ri qeveritar të Kosovës

Nga Exit News
Albin Kurti propozon kabinetin e ri qeveritar të Kosovës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti prezantoi sot propozimin e tij për kabinetin e ri qeveritar në koalicion me Lëvizjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Gazetës Express, kabineti i Kurtit është ky:

  1. Albin Kurti nga Vetëvendosja – Kryeministër;
  2. Anton Quni nga LDK– Ministër i Mbrojtjes;
  3. Lumir Abdixhiku nga LDK – Ministër për Infrastrukturë;
  4. Besian Mustafa nga LDK – Ministër i Bujqësisë;
  5. Hykmete Bajrami nga LDK –  Ministre për Arsim;
  6. Agim Veliu nga LDK –  Ministër i Brendshëm;
  7. Vlora Dumoshi nga LDK – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport;
  8. Glauk Konjufca nga Vetëvendosje – Ministria e Punëve të Jashtme;
  9. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje- Ministria e Drejtësisë;
  10. Besnik Bislimi nga Vetëvendosje – Ministria e Financave dhe Transfertave;
  11. Rozeta Hajdari nga Vetëvendosje – Ministria e Ekonomisë;
  12. Arben Vitia nga Vetëvendosje – Ministria e Shëndetësisë;
  13. Blerim Reka nga Vetëvendosje – Ministria e Integrimeve Evropiane;
  14. Emilia Rexhepi nga NDS – Ministre e Administratës;
  15. Dalitbor Jetvic nga Lista Serbe- Për komunitete e Kthim;
  16. Ivan Millojevic nga Lista Serbe- Për Zhvillim Rajonal.

Ndërkohë dy zëvendëskryeministrat e propozuar janë Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Haki Abazi nga Vetëvendosja.

Nga momenti në moment pritet të nisë seanca e kuvendit për miratimin e qeverisë së re. Albin Kurti u shpreh optimisht se kabineti i propozuar do të marrë votat e nevojshme:

“Janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>