Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, është takuar mesditën e së mërkurës me kryeministrin Edi Rama, sipas burimeve pranë Exit News.
Takimi, gjatë të cilit raportohet të jetë konsumuar një drekë, ka kaluar kryesisht në heshtje.
Kurti ka zhvilluar takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, z. Basha dhe me presidentin Meta në qëndren e Lëvizjes Vetëvendosje! në Tiranë.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje! në Tiranw thanë Exit News se në këto takime “Kurti parashtroi nevojën për një koordinim të shtuar mes Kosovës e Shqipërisë, sidomos për politikën e jashtme, por edhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit dhe integrimit në sektorë të rëndësishëm për kombin tonë”.
Artikull në përditësim…