Aleanca KuqeZi proteston kundër kryebashkiakut Veliaj

Sot, kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, dhe mbështetës të saj protestuan përpara bashkisë së Tiranës kundër Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Ata e akuzuan Zotin Veliaj se braktisi Tiranën gjatë përmbytjeve dhe  kërkuan arrestimin e tij.

“Ti nuk mund të shpërdorësh kryeqytetin, qytetin ku ne lindëm dhe u rritëm. Erdhi koha që ta nxjerrim në rrugën e gjykimit, Erion Veliajn dhe Edi Ramën”- u shpreh Kreshnik Spahiu. Ai shtoi se vendimet e Zotit Veliaj për rritjen e çmimit të biletës së urbanit apo konçesioni i parkut Rinia janë vendime klienteliste, që bien mbi kurrizin e qytetarëve të Tiranës.

Lajme te ngjashme