Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Do shpëtojmë teatrin me çdo kusht

Nga Exit News
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Do shpëtojmë teatrin me çdo kusht

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e vendosur për të ruajtur teatrin me çdo kusht.

Pavarësisht vendimit të djeshëm të marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak për shembjen e Teatrit, artistët dhe qytetarët janë mobilizuar për të ruajtur godinat e teatrit gjatë gjithë kohës.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur trashëgiminë kulturore nga shembja:

“27 muaj qëndresë e palodhur!

Kjo nuk është kauza jonë, është kauza e të gjithëve. Mobilizim total 24 orë me të gjitha forcat për të ndaluar demarshin e krimit të veshur me pushtet.

Ruajmë trashëgiminë, identitetin, dinjitetin, luftojmë për drejtësi!”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila së bashku me qytetarë  e artistë, ka protestuar kundër shembjes së teatrit prej 27 muajsh, shprehen të vendosur se “do të mbrojnë deri në fund teatrin, duke u përballur qoftë dhe fizikisht”.

Kundër vendimit të KB-së ka reaguar dhe Europa Nostra, e cila dënoi vendimin për prishjen e teatrit. Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë këtu dhe këtu, ky vendim është marrë në shkelje flagrante të ligjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>