Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi sot rrëzimin e Ramës dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo deklaroi se” me shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të çdo ligji e procedure, duke mos respektuar gjykatat dhe paditë e Presidentet, Edi Rama shpalli zyrtarisht diktaturën në Shqipëri”
Në një deklaratë për shtyp, AMT tregoi se do të marrë veprimet e mëposhtëme, për të rikthyer demokracinë në vend:
1.Rrëzimin e Qeverisë diktatoriale të Edi Ramës;
2. Ndryshimin e sistemit zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke rikthyer te qytetarët të drejtën për zgjedhjen e deputetëve të tyre;
3. Shfuqizimin e të gjitha amendamenteve të Kushtetutës të kryera pas vitit 1998;
4. Hartimin e një kushtetute të re, të mbështetur në parimet e demokracisë direkte.
Ajo ju bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për krijimin e një koalicioni qytetar kundër diktaturës.