Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizon dëgjesë publike më 2 prill

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizon dëgjesë publike më 2 prill

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë të hënën, më 2 prill, një tjetër dëgjesë publike në mbrojtje të Teatrit.

Takimi publik i të hënës ka për qëllim informimin e publikut mbi paligjshmëritë e ndërhyrjes që Qeveria Rama ka vendosur të bëjë në Teatrin Kombëtar.

Në këtë takim do të jenë të ftuar ekspertë të fushës së jurisprudencës të cilët do mbajnë disa fjalime informative mbi këto tema.

Po ashtu, artistë e qytetarë do të flasin dhe për rolin që mund të luajnë qytetarët për ta kthyer këtë vendimmarrje.

Kjo është dëgjesa publike e katërt e Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit. Pak ditë më parë, jashtë godinës së Teatrit Kombëtar, qytetarë, arkitektë, restaurues dhe profesionistë të fushës diskutuan mbi vlerat e Teatrit si pjesë e trashëgimisë kulturore-historike dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.

Më tepër lidhur me vendimin e Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat mund të lexoni këtukëtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>