
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkuan sot hetim të pavarur për shembjen e Teatrit. Në një protestë përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.
Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion i nisi sot hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Prokurori i çështjes është ngarkuar Ervin Kondilli, i cili ka sekuestruar dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Kondilli ka bashkuar në një çështje, dy paditë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: një për kryebashkiakun Veliaj dhe një të dytë për inxhinierët të Institutit të Ndërtimit që firmosën vendimin për shembjen e teatrit.