Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston para Ministrisë së Brendshme

Nga Exit News
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston para Ministrisë së Brendshme

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë protestuar sërish të hënën para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Protesta e tyre nisi të dielën dhe ka vijuar edhe të hënën. Ata protestojnë për shoqërimin dhe dhunimin e 4 aktivistëve nga Policia e Shtetit në komisariat.

Tre kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila është dhe organizatorja e protestës, janë:

  1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
  2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
  3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>