Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët të bashkohen në mbrojtje të Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët të bashkohen në mbrojtje të Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për mbrojtjen e Teatrit pas vendimit të qeverisë për të kaluar truallin e Teatrit tek Bashkia Tiranës.

Aleanca e quan këtë vendim një përpjekje për të shembur teatrit.

“Pasi dështuan me ligjin special (që e bënë në Parlament me qëllimin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale), prapë nuk guxojnë ta miratojnë përmes Ministrisë së Kulturës, por ia kalojnë Bashkisë Tiranë e cila të procedojë përmes Këshillit Bashkiak si organ kolegjial. Sa frikë kanë!”, shkruan në një deklaratë për shtyp Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Teatri Kombëtar është bërë pjesë e 7 siteve më të rrezikuara në Evropë, nga organiza Europa Nostra, ekspertët e të cilës “priten në harkun e pak ditëve të vijnë dhe të merren me mundësitë për restaurimin e plotë të tij dhe ky restaurim do të ndodhë nëse e duan ose jo mafiozët në pushtet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>