Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret protestë kundër dhunës policore

Nga Exit News
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret protestë kundër dhunës policore

Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) ka thirrur sot një protestë në orën 18:00 para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Thirrja e tyre vjen pas arrestimeve ditën e shtunë të disa aktivistëve të AMT-së

Në një shënim në Facebook, AMT denoncon se Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri janë arrestuar pa asnjë arsye dhe më pas janë dhunuar në komisariat.

Sipas tyre policia u përpoq t’i ndalonte të bënin videon “live” të përditshme para sheshit të teatrit.

Brënda ambjenteve të komisariatit dhuna është përshkallëzuar. Në prani të dhjetëra efektivëve të policisë, disa prej tyre janë përpjekur të zhdukin provat nga celulari i Ergys Mërtirit, të tjerë kanë goditur në fytyrë me grushta dhe shkelma Astrit Seranaj dhe Donald Martinin koreograf i njohur, pikërisht ditën që ai fitoi një çmim prestigjoz në Los Angeles Usa duke ngritur lart kulturën shqiptare.”, shkruan AMT.

Në prag të protestës së sotme, AMT ka shprehur 3 kërkesa për qeverinë.

  1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
  2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.
  3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo ti rikthehet qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>