
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi Ambasadorit Soreca, të mos flasë më për drejtësi dhe demokraci në Shqipëri.
“Kjo situatë është përtej përshkallëzimit. Teatri u shkatërrua. Tani, na bej të gjithëve një nder, dhe mos fol më kurrë për drejtësi dhe demokraci në Shqipëri”, ju përgjigj në twitter Aleanca, deklaratës së Ambasadorit Soreca për Teatrin.