Aleanca për Teatrin i kërkoi Ambasadorit të Delegacionit Evropian Luigi Soreca dhe Amabsadores amerikane Yuri Kim informacion mbi punën e SPAK në lidhje me 6 kërkesat e tyre për shembjen e Teatrit.
Në një komunikim për median, Edmond Budina shprehu mos besim tek Ambasadori Soreca, por ia dërgoi kërkesës sepse BE mbështet reformën në drejtësi.
“Dua t’ju them se reforma në drejtësi, duhet të vazhdojë, po, por duhet të japë rezultat. Dhe prandaj duhet të nisë nga teatri. Unë personalisht, nuk kam besim te ju z.Soreca, sepse keni pasur deklarata të vakëta, por respektoj institucionin që përfaqësoni”, tha Budina.
Budina i kërkoi Ambasadores amerikane Yuri Kim të sqarojë qendrimin e saj për shembjen e teatrit:
“Ambasadorja amerikane, zonja Kim, u takua me Ramen një ditë para shembjes së teatrit dhe në perceptimin e opinionit publik u la të kuptohej se është dakord me shembjen e teatrit, ose le të themi që i dha alibi kryeministrit. Unë nuk besoj se ka qenë kështu, por zonja ambasadore mbase duhet të sqaroj për çdo keqkuptim”.
Kjo kërkesë më hëretë ju dërgua edhe SPAK edhe Ambasadës Amerikane.