
Përfaqësues të grupimit ‘Aleanca për Teatrin’ i kanë kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të sekuestrojnë Teatrin.
“Kemi kërkuar që të mbyllet hetimi dhe të çohen të pandehurit para gjykatës. Kemi kërkuar marrje të sekuestros preventive mbi teatrin”, u shpreh Adriana Kalaja në një reagim për median.
Aleanca për Teatrin ka dërguar një padi të re tek SPAK me prova të reja, për ndalimin e ndërtimit të godinës së re të Teatrit.
Ajo e quajti vendimin e Gjykatës Kushtetuese të “paracaktuar”.
“Gjykata nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën tonë në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak, për shkak të kuorumit.