Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK Çuçin dhe Veliun

Nga Exit News
Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK Çuçin dhe Veliun

Aleanca për Teatrin kallëzoi të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtorin e SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Ata pretendojnë se policia ka ushtruar dhunë  brenda komisariatit ndaj aktivistit të aleancës, Donald Martini.

Në deklaratë për mediat ata thanë se nuk do të ndalen deri sa autorët e dhunës ndaj aktivistit Martini të dalin para drejtësisë.

Regjisori Edmond Budina pohoi se policia e shtetit bashkëpunon me mafian për të ngritur kulla dhe ndalon qytetarët të protestojnë.

“Kjo është një polici politike, se kur vjen puna për të kontrolluar njerëzit e thjesht ajo vepron, në të kundërt jo, aq më tepër tani me përgjimet.Është një polici që ndalon njerëzit të protestojnë dhe lë mafiozët të ngrenë kullat e krimit.”

Ai i bëri thirrje SPAK të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>