Aleanca Popullore njësoj si PAA, ankimon regjistrimin e listave në Kolegj Zgjedhor

Aleanca Popullore njësoj si PAA, ankimon regjistrimin e listave në Kolegj Zgjedhor

Partia Aleanca Popullore, një parti e vogël e lidhur me qeverinë Rama, pa mandate në parlament, ka paraqitur sot një ankim në Kolegjin Zgjedhor, të ngjashëm me atë të PAA-së, ku kërkon anulimin e vendimeve të KQZ-së për të regjistruar listat e kandidatëve më 29 prill.

Njësoj si PAA, Aleanca Popullore argumenton se afati i fundit për dorëzimin e listave ishte data 28 prill, ndaj çdo regjistrim më 29 prill është i pavlefshëm.

Kolegji Zgjedhor do të mblidhet sot për të zgjedhur me short trupën gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin.

Në përgjigje të ankimit të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) në emër të opzoitës, Kreu i KQZ Denar Biba tha se PAA nuk ka të drejtë të ankohet pasi pavarësisht së është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka paraqitur listën shumëemërore me kandidatë, ndaj nuk mund të quhet “subjekt zgjedhor”.

Në rastin e Partisë Aleanca Popullore duket se situata ndryshon, pasi AP ka paraqitur listën me kandidatë dhe ka të drejtë të ankohet në KZ.

“Ne jemi një subjekt zgjedhor dhe kërkesa jonë duhet të merret parasysh. Ligji thotë qartë se ne kemi të drejtë të parashtrojmë ankesë për shkeljen që KQZ ka bërë sipas nesh. Dua të theksoj se jemi pjesë e koalicionit të krahut të majtë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të pajtohemi që ligji të shkelet dhe që ne lejojmë që . Nëpërmjet kësaj ankese ne kërkojmë respektimin e kushtetutshmërisë dhe t’u japim mundësi partive të opozitës që të mos privohen nga e drejta e tyre,” deklaroi kryetari i Aleancës Popullore Artur Dojaka.

Vlen të theksohet se për zgjedhjet e 18 qershorit nuk është regjistruar asnjë koalicion, të gjitha partitë do të kandidojnë të vetme. Koalicioni të cilit i referohet Zoti Dojaka është ai vitit 2013, ku Alenca Popullore ishte pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane me në krye PS e LSI.

Alenaca Popullore u largua nga koalicioni qeverisës pasi PDIU – parti përfaqësuese e komunitetit çam në koalicion me PD – u shkëput nga opozita dhe u afrua me koalicionin PS-LSI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>