Aleatët mbështesin Bashën për planin me 3 pika

Nga Stafi i Exit
Aleatët mbështesin Bashën për planin me 3 pika

Pas takimit me kryetarin e PD Lulzim Basha, partitë aleate opozitare shprehën mbështetjen për planin me 3 pika për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Krerët e partive LSI, PR, PAA, LZH dhe PDK u shprehën se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare  në ndihmë të banorëve.

Tre pikat e planit Basha për tërmetin:

1. Shtim në terren të numrit të inxhinjerëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.

2. Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.

3. Anulim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve. Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>