Devlet Bahceli, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste dhe aleat i presidentit turk, Erdogan njoftoi të martën hartimin e drafit për një kushtetutë të re për Turqinë.
“Ky propozim kushtetues është pishtari demokratik i 100 viteve që qëndrojnë përpara, një lëvizje nga populli ynë për të ndërtuar dhe rimarrë të ardhmen,” deklaroi Bahceli.
Drafti i ri, sipas një raporti të Reuters, parashikon një rregullim të gjyqësorit, përfshirë edhe rritjen e rolit të parlamentit në zgjedhjet e anëtarëve të gjykatave.
Ai gjithashtu rekomandon ngritjen e një gjykate të re, që do të merret me disa çështje që trajtohen aktualisht nga gjykata kushtetuese, si ndalimi i partive politike.
Ai tha se drafti synonte të azhurnonte “kuptimin e të drejtave dhe lirive themelore”, pa dhënë hollësi.
Votuesit turq miratuan në 2017 rishikimin e kushtetutës, e cila daton nga viti 1982, pas një grushti ushtarak shteti.
Ndryshimet e kthyen Turqinë nga një demokraci parlamentare një sistem ekzekutiv presidencial.
Kritikët dhe aleatët në Perëndim kanë kritikuar Erdogan se kërkon të zgjerojë pushtetin e vet përmes ndryshimeve të Kushtetutës.
Nën ndryshimet e reja në 2018 ai u bë president dhe e ka bërë të ditur se kërkon ndryshime të mëtejshme.
Lëvizja e re shihet si një mënyrë që ushëheqësi turk të mënjanojë opozitën, pasi Erdogani dhe aleatët kanë kërkuar ndalimin e partisë kryesore opozitare. Ata i shohin tezat e saj pro-kurde si përçarëse të bashkimit kombëtar.