Alfred Lela do të padisë policinë për dhunën e ushtruar më 17 maj

Nga Exit News
Alfred Lela do të padisë policinë për dhunën e ushtruar më 17 maj

Gazetari Alfred Lela njoftoi sot se do të padisë policinë për dhunën e ushtruar ndaj tij më 17 maj, gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook Lela publikoi raportin mjeko-ligjor dhe paralajmëroi padi ndaj policisë.

“Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.
Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot”, shkruan Lela.

Ai debatoi edhe me Kryeministrin Edi Rama në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla për dhunën e policisë mbi në 17 maj, disa ditë pas ngjarjes.

Lela i tregoi Kryeministrit shenjat në trup për shkak të goditjeve me shkelma në trup dhe kokë dhe për këtë ka raport mjekësor, por Rama tha se nuk ka parë asnjë dhunë në pamjet filmike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>