Alfred Peza i bashkohet deputetëve të PS që nuk rikandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit

Alfred Peza i bashkohet deputetëve të PS që nuk rikandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe Sekretari për marrëdhëniet me mediat dhe shoqërinë civile në PS, Alfred Peza, ka njoftuar sot qëllimin e tij për të mos qënë pjesë e kandidatëve për deputet të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimin e ka bërë vetë Peza me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai ka zbuluar se ka refuzuar propozimin e kryeministrit Rama për një vend në listën e kandidatëve, pasi nuk e sheh veten deputet në këtë fazë të jetës e aktivitetit të tij.

Për takimin me Ramën, Peza u shpreh:

Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.”

Peza e mbylli njoftimin duke thënë se do të mbetet i angazhuar në Partinë Socialiste.

Javën e fundit janë tërhequr nga rikandidimi për postin e deputetit Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj.

PS publikoi të enjten listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ku lista e Tiranës kryesohet nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>