Alfred Peza — Numri tre i Partisë Socialiste nën hetim për pastrim parash

Alfred Peza — Numri tre i Partisë Socialiste nën hetim për pastrim parash

Kryeministri Rama emëroi sot Alfred Pezën, i cili është nën gjykim nga Gjykata e Lartë për “fshehje të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”, në postin e sekretarit të marrëdhënieve me Mediat në Partinë Socialiste. Emërimi i Alfred Pezës, si numri tre të PS-së,  nga Kryeministri Rama është një përgjigje direkte për ligjin e propozuar nga opozita për vetingun në politikë.

Hetimet ndaj deputetit socialist nisën pasi në janar, pasi në media u bë publike blerja e aksioneve në bankën e nivelit të dytë nga bashkëshortja e Zotit Peza me vlerë 113 milionë lekë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nisi menjëherë kontrollin dhe hetimin administrativ për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza.

Sipas Zotit Peza, paratë ishin kursyer ndër vite nga ai dhe bashkëshortja e tij — pasuria nuk kishte lidhje me pozicionin e tij si deputet në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>