Alieyev nuk terhiqet nga lufta me Armeninë

Nga Exit News
Alieyev nuk terhiqet nga lufta me Armeninë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno Karabakut. Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorno Karabakut, i cili ndodhet në territorin e Azerbaxhanit, por qeveriset nga armenët.

Rusia dhe Turqia i kanë bërë thirrje dy vendeve të arrijnë një armëpushim. Kjo është përplasja më e fortë që pas luftës së viteve 1990.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>