Deputet socialist Alket Hyseni do të drejtojë komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërsa nënkryetari i komisionit do të jetë Myslym Murrizi.
Komisioni Hetimor do të miratohet sot, 7 maj, në Kuvend. Ai do të ketë afat 1 mujor.
Nisma për shkarkimin e tij u nis nga 49 deputetë socialist me justifikimin se Meta ka shkelur detyrimin kushtetues për paanshmëri politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.
Kryeministri Edi Rama më parë u shpreh se Meta do të shkarkohet nga ky Kuvend, pa pritur vendosjen e Kuvendit të ri më 9 shtator.