Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Eksperimental

Nga Exit News
Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Eksperimental

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental.

Me vendim të Këshillit të Ministrave vendin e tij e ka zënë Altin Basha, regjizor i emisionit Portokalli në televizionin Top Channel.

VKM-ja e datës 2 dhjetor 2020 është firmosur nga zëvendëskryeminsitri Erion Braçe.

Vlen të kujtohet se Altin Basha ka qenë një prej tre artistëve që u takuan me Veliajn, në korrik 2018, për të ndërmjetësuar një takim me grupit të artistëve që kundërshtonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe bashkië e qeverisë.

Bashkë me Bashën, në takim ishin dhe aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka.

Pas takimit me Veliajn, Derhemi, Trebicka dhe Basha iu shkëputën grupit të artistëve që kundërshtonin shembjen e Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, në maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të emisionit Portokalli në Top Channel, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>