AMA nuk ka vendim për mbylljen e televizionit Ora

Nga Exit News
AMA nuk ka vendim për mbylljen e televizionit Ora

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni. Në një njoftim për media, AMA thotë se Inspektoriati i Shëndetësor e ka njoftuar AMA-ën për gjobën ndaj televizionit ORA më 15, maj, 2020.

“Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19”.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, shkruan në një njoftim për media AMA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>