Amal Clooney, gati sanksione për politikanët që sulmojnë gazetarët

Amal Clooney, gati sanksione për politikanët që sulmojnë gazetarët

Zyrtarë dhe politikanë, të cilët në mënyrë arbitrare dënojnë gazetarët ose kufizojnë lirinë e shprehjes duhet të jenë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare, sipas raporti të hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë mbi lirinë e medias, të kryesuar nga avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney.

“Sanksionet e targetuara janë ndër mjetet më efikase të një qeverie për të përforcuar detyrimet ndaj të drejtave të njeriut, përfshirë detyrimin për të respektuar lirinë e shprehjes dhe për të mbrojtur median”, tha Clooney gjatë prezantimit të raportit.

Raporti parashikon se sanksionet ndaj këtyre zyrtarëve dhe politikanëve duhet të përfshijnë “ngrirje të pasurive personale ose mos dhënie e vizave, të cilat mund të vendosen në mënyrë të njëashme nga ët gjitha qeveritë, ose nga një grup shtetesh”.

Sanksione dhe gjoba për dënimin e padrejtë të gazetarëve duhet t’i vendosen jo vetëm politikanëve por edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëhen pjesë e çështjes.

Raporti është hartuar nga Amal Clooney sëbashku me një grup prej 15 avokatësh, akademikësh dhe ekspertësh të nivelit të lartë në fushën e Lirisë së Medias. Ky është një organ i pavarur i mbledhur me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë kanadeze.

“Ne shpresojmë se qeveritë do të shkojnë rekomandimet e raportit për të frenuar abuzimet me të drejtat e njeriut dhe të bëjnë më shumë për të mbrojtur gazetarët në të gjithë botën”, tha Clooney

Ky raport u mbështet edhe nga Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve, i cili i bëri thirrje qeverive të veprojnë.


Artikulli origjinal u botua në ShiftNews/Përktheu Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>