Amant Josifi, këshilltari i ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, është shqiptari i përmendur nga hetimit i Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe disa prej mediave evropiane, si i përfshirë në skemën e mashtrimti përmes call centerave.
Kjo skemë sipas hetimit të OCCRP është ngritur nga kompania Milton, e cila thotë se merret me investime. Kompania ka marrë para nga qyettarët në të gjithë botën, duke i thënë se këto para do t’i investojë, per në të vertet nuk i ka investuar askund dhe klientët nuk kanë marrë asnjë lek nga “investimet” e tyre.
Zyra e kompanisë ndodhet në Kiev, Ukrainë. Drejtuesi Ekzekutiv i kompanisë, Jakol Keslemen udhëton në të gjithë botën dhe poston foto nga jeta e tij lluksoze në rrjetet sociale.
Pronari i vërtet i kompanisë është një gjeorgjian me nënshtetësi izraelite David Todua. Todua zakonisht mbrohet nga persona të armatosur dhe gjatë festës së Krishtlindjeve, ai i tha punonjësve të tij se donte të kalonte të ardhurat prej 100 milionë dollarëve gjatë vitit 2020.
Ai poston në rrjetet sociale foto të tij me kallashnikov prej ari, me armë të tjera zjarri dhe jetën e tij lluksoze. Në korrik në 2018 ai u arrestua dhe u dënua me gjobë në Ukrainë sepse u ndalua në aeroport me qindra mijëra dollarë kesh.
Në festat e tij lluksoze ishte i pranishëm edhe Amant Josifi, i cili ka dalë edhe foto me Toduan, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale. Kjo tregon se ai është në marrëdhënie të ngushtë me Toduan dhe me kompaninë Milton.
Një filmim i fshehtë tregon se si punonjës të kompanisë Milton janë parë duke dalë dhe në afërsi të zyrave të call centerit të Josifit në Tiranë. Andri Romanko, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë me Keselman, menaxhon call centerat në Shqipëri. Ky fakt është bërë i ditur nga Josifi në një përgjigje për OCCRP.
Një burim konfirmoi se në Shqipëri ka një call center që po bënë të njëjtën punë si kompania Milton në Kiev dhe atyre i janë dërguar emrat dhe numrat e klientëve nga ai vend. Call Centeri në Tiranë ka deri në 500 punonjës të moshës 18- 25 vjeç. Atyre i kërkohet të kryejnë 400 telefonata në ditë dhe paguhet rreth 300 euro në muaj. Ata që punojnë aty flasin Anglisht, Gjermanisht, dhe Spanjisht.
Keslemen i mohoi gjetjet e OCCRP, se call centerat e tij dhe kompania Milton po drejtonin një skemë mashtrimi. Ai deklaroi se nuk e njeh David Toduan dhe nuk ka marrë pjesë në festat e tij. Këto deklarata ranë ndesh me deklaratat e Toduas, i cili tha se ai ka marrë pjesë në festat me ftesë të Keslemanit.
Ndërsa Josifi deklaroi se ai është larguar nga kompania dhe tani është vetëm pronar pasiv pa asnjë përfshirje:
“Unë jam jashtë përgjegjësive për bordin aktual të kompanisë Unë i kam kërkuar menaxherëvë dhe ata i kanë mohuar të gjtiha akuzat.”
Exit News në artikullin e mëparshëm tregoi se si kompanitë e mëdha rekrutojnë punonjës shqiptarë për t’i përdorur në këto skema përmes call centerave. Një call center tjetër në Tiranë i ngritur nga një kompani qipriote, përmes presionit dhe kërcënimit dhe taktikave të tjera, targeton të moshuarit dhe i merr atyre para.