Ambasada amerikane bojkoton seancën e zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

Ambasada amerikane bojkoton seancën e zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

Qeveria amerikane ka bojkotuar dje konstituimin e Kuvendit të ri të vendit. Kjo është hera e parë që nga rrëzimi i komunizmit që asnjë përfaqësues i Ambasadës amerikane nuk ka marrë pjesë në seancën e parë, e cila gjithashtu shënon fillimin e një mandati të ri qeverisës.

Para disa vitesh Ambasadori Withers në një letër që i dërgonte Departamentit amerikan të Shtetit theksonte faktin se Zoti Ruçi i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitin 2005 për faktin se ka lidhje të hershme me narko-trafikantë dhe bandat e krimit të organizuar.

Ky fakt u bë publik kur organizata Wikileaks publikoi dokumentat sekretë të Departamentit amerikan të shtetit.

Nuk ka asnjë dyshim se Kryeministri Edi Rama ka qënë i informuar për këtë fakt përpara se ta propozonte Gramoz Ruçin për kryetarin e ri të Kuvendit.

Por, Kryeministri i injoroi dhe po vazhdon t’i injorojë këto shqetësime legjitime si të opozitës dhe të përfaqësive të huaja duke i thurrur lavde Gramoz Ruçit si figurë e madhe politike.

“Dje zgjodhëm kryetarin e ri të Kuvendit, që do të jetë garant i bashkëjetesës mes mazhorancës dhe opozitës. Keqardhje për sulmet ndaj tij si jehonë e zbrazëtisë së ideve të opozitës. Ndryshimi i cilësisë në Kuvend do të duket nën drejtimin e tij. Kuvendi s’do jetë më klubi i fjalëve pa rend dite e pa kufij, etik dhe kohor, në një lumë fjalësh për hesape partiake e personale”, — u shpreh Kryeministri sot në monologun e tij të parë për këtë mandat qeverisës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>