Ambasada amerikane, fluturim për qytetarët dhe rezidentët e përhershëm për në Amerikë

Nga Exit News
Ambasada amerikane, fluturim për qytetarët dhe rezidentët e përhershëm për në Amerikë

Qeveria amerikane po përpiqet të ndihmojë riatdhesimin e qytetarëve amerikanë dhe rezidentëve të përhershëm (mbajtësit e kartës jeshile—green card) të cilët kanë mbetur në Shqipëri dhe dëshirojnë të kthehen në SHBA, ndërsa janë bllokuar fluturimet.

Për këtë qëllim, ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe rezidentët e përhershëm që duan të largohen nga Shqipëria të kontaktojnë ambasadën në adresën [email protected].

Ambasada u kërkon atyre gjithashtu që të përgatiten për t’u nisur në lajmërimin e parë, ndërkohë që ajo po organizon një fluturim çarter nga Shqipëria apo një vend fqinjë.

Zyra konsullore e ambasadës punon normalisht dhe mund të kontaktohet në adresën e mësipërme ose në numrin (04) 224 7285.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>