Ambasada amerikane i kërkon Serbisë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Nga Exit News
Ambasada amerikane i kërkon Serbisë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Ambasada amerikane i bëri thirrje Serbisë të hetojë rastet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të fokusohet në fuqizim të sundimit të ligjit, sipas Radio Evropa e Lirë.

“Vëllezërit Bytyqi janë ekzekutuar, janë qëlluar në kokë me duar të lidhura mbrapa shpinës, dhe edhe pas dy dekadave nuk ka hetim të plotë. Ne nuk mundemi dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Sjellja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjet e tyre, si dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kanë kryer dhe fshehur vrasjet e tyre, vazhdon të jetë prioritet për marrëdhëniet tona bilaterale me Serbinë”, u shpreh nw njw deklaratë në përvjetorin e 22-të të zhdukjes së vëllezërve Bytyqi.

Trupat e tyre më vonë janë gjetur në një bazë në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë, e cila është kontrolluar nga Goran Radosavljeviq – Guri.

Më 7 korrik, Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka thënë se është duke mbledhur prova të reja me qëllim që të “përcaktohet identiteti” i autorëve të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999.

Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Prokuroria serbe thotë se po mbledhë prova të reja për rastin e vëllezërve Bytyqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>