Ambasada amerikane propozon sistem zgjedhor me lista të hapura

Nga Exit News
Ambasada amerikane propozon sistem zgjedhor me lista të hapura

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka propozuar kryeministrit Edi Rama, të mërkurën, ndryshimin e sistemit zgjedhor nga me lista të mbyllura, në lista të hapura.

Kjo duket se ka qenë tema kryesore e bisedimeve në dy takimet e fundit me ambasadores dhe Ramës.

Sipas burimeve të Exit News, sistemi që ambasada amerikane propozon është i ngjashëm me sistemin zgjedhor në Danimarkë: sistem proporcional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare.

Sipas këtij sistemi, 100 deputetë zgjidhen në 12 njësi zgjedhore sipas 12 qarqeve të vendit. Listat për deputetë do të jenë të hapura.

Ndërsa 40 deputetë të tjerë do të zgjidhen lista korrektuese kombëtare.

Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.

Ky propozim është bërë më parë dhe nga opozita parlamentare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>