Ambasada Amerikane, ngërci i Gjykatës Kushtetuese: Drejtohuni Komisionit të Venecias

Ambasada Amerikane, ngërci i Gjykatës Kushtetuese: Drejtohuni Komisionit të Venecias

Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon institucionet shqiptare të dërgojnë çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias.

“Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias”, shkruan Ambasada Amerikane, në një postim në rrjetet sociale sot.

Reagimi i Ambasadës amerikane erdhi pas telefonatës së djeshme mes Mathew Palmer dhe Presidentit Meta.

Çështja e emërimeve të anëtarëve të rinj të GJK u kthye në përplasje mes Kuvendit dhe Presidencës.

Kuvendi pretendon se Arta Vorpsi është zgjedhur automatikisht si anëtare pas mos-shprehjes brenda afateve të Presidentit për kandidaturat.

Ndërsa Presidenti thotë se sipas Kushtetutës ka një rend sipas të cilit zgjidhen anëtarët e GJK. Sipas këtij përcaktimi në kushtetutë, presidenti zgjodhi Marsida Xhaferllarin dhe nuk e njohu emërimin e Arta Vorpsit nga Kuvendi.

Si përgjigje ndaj Presidentit, Kuvendi miratoi një rezolutë ku i kërkonte GjK të mos njihte dekretin e Presidentit për emërimin e Zonjës Xhaferllari.

Ndërkohë, GjK njohu zyrtarisht mandatin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të saj dhe jo Arta Vorpsin.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme