Ambasada britanike apel për hetimin e blerjes së votës dhe përdorimit të të dhënave personale

Nga Exit News
Ambasada britanike apel për hetimin e blerjes së votës dhe përdorimit të të dhënave personale

Ambasada britanike në Tiranë i ka bërë thirrje autoriteteve të përmbushin rekomandimet e raporti të OSBE-Odihr.

Në një deklaratë zyratre të publikuar në Facebook, ambasada britanike thekson “nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë”.

OSBE-Odihr publikoi të hënën raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit. Raporti i hapi rrugë ribërjes së reformës zgjedhore dhe kërkoi dënimin e krimeve zgjedhore dhe hetimin e përdorimti të të dhënave personale në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>