
Ambasada britanike shprehu shqetësimin e humbjes së mundësisë për dialog në rastin e Teatrit Kombëtar dhe mbështet protestat paqësore.
Në një postim në Tëitter, ambasada shkruan:
Thellësisht të shqetësuar nga humbja e mundësisë për dialog për godinën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë pjesmarësve të sigurojnë që ato janë paqësore. Dhuna minon parimet themelore të demokracisë.
https://twitter.com/UKinAlbania/status/1261967966570242048