
Ambasada Britanike në Tiranë iu bashkua thirrjes së OSBE-së dhe BE-së për votimin e kreut të ri të dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), nga Kuvendi i ri, në shtator.
“Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit”, shkruhet në njoftimin për media të ambasadës, të mërkurën.
Ambasada thekson rëndësinë e ndjekjes së proceduarve transparente për zgjedhjet e “të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike”.