USAID dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për dhënien e ndihmës teknike për Gjykatën e Lartë. Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe punësimi i një ekipi avokatësh që do të ndihmojnë Gjykatën e Lartë.
Marrëveshjen e njoftoi Ambasada Amerikane në një postim në facebook, e cila shkruan se:
Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.
Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë juristësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur.