
Ambasada e SHBA-ve deklaroi se është thelbësore dialogu mes shumicës dhe opozitës për të arritur një marrëveshje për zbatimin e Reformës Zgjedhore.
Në një deklaratë në Facebook, ambasada shkruan se miratimi i ndryshimeve kushtetuese “ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”
Ajo pohoi më tej se mirëpret angazhimin e opozitës për të vazhduar dialogun në Këshill Politik duke theksuar se “e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar.”
Ambasada e SHBA-ve deklaroi se do të shohi nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.
Të njëjtin qëndrim mbajtën dhe ambasadorët e BE-së, Britanisë, Gjermanisë si dhe zëdhënsja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE Ana Pisonero.