Ambasada e SHBA-ve në Bagdad goditet me raketa

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad goditet me raketa

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u godit të dielën në mbrëmje nga 3 raketa. Deri tani mësohet se një person është plagosur lehtë dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk fajësoi drejtpërsëdrejti Iranin për sulmet, por i bëri thirrje qeverisë së Irakut që të sigurojë objektet diplomatike:

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Irakut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur objektet tona diplomatike.”

Sulmin e dënoi dhe kryeministri i Irakut Adil Abdul Mahdi, i cili urdhëroi forcat irakene të zbardhin sa më parë rastin dhe të parandalojnë raste të tjera të ngjashme.

Ambasada e SHBA-ve, bashkë me disa ambasada të tjera perëndimore ndodhen në një zonë të izoluar të Bagdatit që njihet për siguri më të lartë.

Por që prej fillimit të janarit, pas vrasjes së gjeneralit të lartë Iranian Soleimani nga forcat amerikane, tensionet e shtuara mes Iranit dhe SHBA-ve po vihen re më së shumti në Irak, vend ku të dy shtetet kanë marrë sulme kundër njëra-tjetrrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>