Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përshëndeti pjesmarrjen e lartë në votime në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada shkruan:
“Inkurajuese për të parë kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të #Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre.“
Më herët, KQZ njoftoi përfundimin e votimit në vend, ku 46.90% e qytetarëve ka votuar.
Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme paralementare. Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.