Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagon për deklaratat e Berishës

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagon për deklaratat e Berishës

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka konfirmuar qendrimin e saj për luftën ndaj korrupsionit në vend me çdo lloj mjeti.

Në një deklaratë për Ballkanweb, në përgjigje të konferencës për shtyp të ish-kryeministrit Sali Berisha, ambasada ka thënë se:

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

Berisha konfirmoi se nuk po të largohet nga deputet dhe as nga grupi parlamentar i PD-së. Ai e quajti deklaratën e ambasadores Yuri Kim në selinë e PD-së se “demokratët nuk duhet të hajnë bar”, të turpshme.

Berisha e akuzoi ambasadoren se po sillet si guvernatore e vendit dhe cakton kush duhet dhe kush nuk duhet të hyjë në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>