Ambasada amerikane nxit qytetarët e saj në Shqipëri të kthehen menjëherë në atdhe

Nga Exit News
Ambasada amerikane nxit qytetarët e saj në Shqipëri të kthehen menjëherë në atdhe

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të planifikojnë sa më parë largimin nga Shqipëria dhe kthimin në Amerikë, pasi nuk dihet se sa kohë do të zgjasë kriza e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada këshillon se aktualisht ka vetëm një linjë ajrore që funksionin nga Shqipëria, ajo Tiranë-Stamboll, nga ku më pas mund të merret avionic për në SHBA. Ajo i nxit qytetarët që nëse vendosin të largohen nga Shqipëria, ta bëjnë atë sa më parë pasi nuk dihet për sa kohë do të lejohen fluturimet.

Postimi i plotë i Ambasadës:

“Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar.

Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania.

Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>