Ambasada e SHBA-ve përshendet Hajnajn për fillimin e punës në krye të BKH-së

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve përshendet Hajnajn për fillimin e punës në krye të BKH-së

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përshëndeti fillimin e punës për Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH”, njoftoi Ambasada amerikane në faqen zyrtare në Facebook, të martën.

Ambasada e quan emërimin e Hajnajt një “gur i rëndësishëm kilometrik”, për drejtësinë dhe  “për gratë në role drejtuese”.

Aida Hajnaj, nis më 1 shtator detyrën. Ajo  u emërua në 30 korrik drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj mori votat e të gjithë anëtarëve të KLP-s.  Ajo do të drejtojë BKH-në për një mandat 5 vjeçar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>