
Ambasada e SHBA-ve deklaroi se është në mbështetje të Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Policisë së Shtetit.
Në një postim në Facebook, ambasada në mënyrë indirekte ka kërkuar të mosndërhyhet në punën e sistemit të drejtësisë pavarësisht se kush është i pandehur.
Ajo shkruan:
“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”
Reagimi i ambasadës vjen pas reagimeve të shumta ndaj SPAK për konfiskimin e pasurisë së Ylli Ndroqit, pronarit të Ora Neës.