Ambasada franceze: Deklaratat e Ramës kundër BE-së, të pavërteta

Nga Exit News
Ambasada franceze: Deklaratat e Ramës kundër BE-së, të pavërteta

Ambasada franceze ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në emisionin Open e konsideroi “moralisht e pa justifikueshëm” vendimin e BE për shpërndarjen e vaksinave.

Në një letër dëguar Ministrisë së Jashtme, ambasada ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke kujtuar se BE-ja është një ndër donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.”

Ambasada pohoi se informacioni se Franca ka një stok vaksinash që nuk i përdor është i pavërtetë.

Ajo shtoi se nuk mund të sulmohet kështu një vend mik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>