Ambasada Hollandeze, në një deklaratë për shtyp, të siguruar nga Exit, konfirmoi të mërkurën se parlamenti hollandez ka miratuar hapjen e negociatave të integrimit mes Shqipërisë dhe BE-së.
“Sot, shumica e parlamentit ra dakort që të mbahet Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator,” shkruhet në deklaratë.
Vendimi vjen pasi Shqipëria, sipas parlamentit hollandez, ka bere progres ne fushat prioritare, si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar e korrupsionit.
Megjithatë, ambasada thekson se ngelet një shqetësim numri i ulët i dënimeve për zyrtarët e lartë.
Në deklaratë thuhet se, pavarësisht hapjes së negociatave “reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit së të drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyce”.
Vendimi përfundimtar pritet të shpallet nesër në seancën plenare të parlamentit hollandez.
Vota pro nga Hollanda, ishte shprehur me miratimin e raportit të KE-së në 4 qershor, por ajo u paralajmërua edhe një orë më parë nga kryeminsitri Rama.